SHKUP- "Shkëndija" ka shkruar historinë duke kaluar në turin e tretë të Ligës së Kampioneve. Kuqezinjtë e Tetovës, falë mbrëmjes magjikë në Bukuresht, siguruar kalimin në një tjetër tur në Ligën e Kampioneve, ku në rastin më të keq, kalojnë në play-off të Ligës së Europës. Por edhe në këtë rast do të kenë të sigurt të paktën fazën e Ligës së Konferencës.
Pas fitores minimale 1-0 në ndeshjen e parë, shqiptarët e Tetovës triumfuanedhe në takimin e kthimit ndaj Steauas së Bukureshtit, këtë herë me rezultatin 1-2 në stadiumin “Arena Nationala” në Rumani. Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh në minutën e 28-të, por gëzimi nuk u zgjati shumë. 5 minuta më vonë, mesfushori Liridon Latifi shënoi një gol duke barazuar shifrat.
Kur gjithçka dukej se do të përfundonte në barazim, në minutat e fundit të sfidës, mbrojtësi Krstevski gjeti rrjetën, duke vulosur fitoren dhe kualifikimin e Shkëndijës në Champions. Tashmë, të besuarit e trajnerit Jeton Beqiri do të përballen me Qarabagun, kampionen në fuqi të Azerbaixhanit.
Kjo është një arritje historike për futbollin në Maqedoninë e Veriut, pasi për herë të parë, një klub nga ky shtet do të përfaqësohet në fazën në grupe të një kompeticioni të UEFA-s./ZËRI