Qytetërim

I theu vezën në kokë Romeos, Vëllai i Madh merr vendimin për Ledjonën

Masa nga Vëllai i Madh erdhi pasi Ledjona i theu një vezë në kokë Romeos.

f.t
I theu vezën në kokë Romeos, Vëllai i Madh merr vendimin
Ledjona Xheladinaj dhe Romeo Veshaj

TIRANË-Zarfi i zi në studion e Big Brother VIP ka çuar në televotim Ledjonën. Masa nga Vëllai i Madh erdhi pasi Ledjona i theu një vezë në kokë Romeos. 

Ngjarja ndodhi një ditë më parë. Teksa bisedonin në verandën e shtëpisë, Ledjona është çuar ka marrë një vezë dhe e ka goditur në kokë Romeon. Aktori nuk e priti aspak mirë veprimin e Ledjonës, ndërsa Ilnisa tregoi mbështetje për Ledjonën. E gjitha ndodhi pasi Romeo përsëriste vazhdimisht një këngë. Gazetarja i është justifikuar se të gjithën e ka bërë në sensin e shakasë dhe se aktori po e ekzagjeronte. 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB