ITALI- Ndërkohë që Interi po lëngon mundësitë e pashfrytëzuara në kampionat, pavarësisht vendosjes së argjentinasit si objektiv të së ardhmes, Reali i Madridit, ekipi formues i lojtarit, po përgatitet të aktivizojë klauzolën për ta rikthyer mesfushorin e Komos, Niko Pazin, “në shtëpi”.
Zërat kanë qenë më të hershëm, por së fundmi kështu e raporton edhe autoriteti i besueshëm Nikolo Skira.
“Los Blancos” thuhet se kanë mundësinë ta transferojnë 20-vjeçarin për 8 milionë euro, nëse veprojnë para datës 15 korrik. Ata patën përfshirë këtë klauzolë në marrëveshjen e shitjes së tij te klubi italian në gushtin e kaluar. Pazi ka pasur një sezon shumë pozitiv, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë tetë asistime në 34 ndeshje të kampionatit dhe në futbollin Italian konsiderohet si “mesfushori brilant”.
Interi, skuadra në avantazh nëse ai do të zgjidhte një italiane, duket se e ka fokusin gjetkë, ndërsa Reai po fiton metrat me zgjuarsi./ZËRI