Qytetërim

Italia 'mban frymën', një shans për në Botëror?! Mund të zëvendësojë Iranin, por...

Nga ana tjetër, ministri italian i Sportit, Andrea Abodi pranoi se nuk do dëshironte që Italia të zëvendësonte Iranin në Kupën e Botës.

zh.ll
Italia 'mban frymën', një shans për në
foto ilustruese

ITALI- Ditët e fundit po qarkullon lajmi se Italia mund të shkojë në Botërorin 2026. Lajmet janë ndezur për shkak të situatës së Iranit, që ende nuk ka një vend të sigurtë në këtë kompeticion.

Mnistri iranian i Sportit, Ahmad Dania Mali, bëri deklarata të reja të martën në lidhje me pjesëmarrjen e ekipit kombëtar në Kupën e Botës 2026, e cila është planifikuar të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Federata Iraniane e Futbollit po lobon që tre ndeshjet e fazës së grupeve të ekipit kombëtar të zhvendosen nga Shtetet e Bashkuara në Meksikë për shkak të luftës së vazhdueshme të shkaktuar nga Izraeli dhe SHBA-të.

Megjithatë, ende nuk ka një reagim nga organizata më e lartë e futbollit.

Nëse jo Irani, kush do të marrë pjesë?

Nëse Irani do të vendoste të tërhiqej nga turneu, një biletë do të hapej për ata që përjashtohen.

Siç është raportuar tashmë nga blue Neës , Italia ka ende një shans, megjithëse minimal, për të marrë pjesë në Kupën e Botës të ardhshme.

Kombëtarja italiane është skuadra me renditjen më të lartë (e 12-ta) midis të gjitha atyre që nuk arritën të kualifikoheshin përmes fazës finale të ndeshjeve eliminatore.

Kujtojmë se Neni 6.7 i rregullores i lejon FIFA-s të caktojë "një shoqatë tjetër sipas gjykimit të saj".

Megjithatë, Infantino dhe njerëzit e tij mund ta zëvendësojnë Iranin me një ekip tjetër aziatik për të siguruar që numri i ekipeve nga secila konfederatë kontinentale të mbetet i pandryshuar; në këtë rast, ekipi kombëtar i Emirateve të Bashkuara Arabe (i renditur i 68-ti) do të kishte më shumë gjasa të zëvendësonte Iranin.

Nga ana tjetër, ministri italian i Sportit, Andrea Abodi pranoi se nuk do dëshironte që Italia të zëvendësonte Iranin në Kupën e Botës.

“Është një çështje botërore. Më duket shumë e vështirë për mua që të ndodhë”, u shpreh Abodi.

I pyetur nëse Italia duhet të presë ndryshime nga Kontinentet e tjera për tu bërë pjesë e Botërorit, Abodi u përgjigj: “Nuk mendoj kështu dhe as nuk shpresoj që të ndodhë”.

Italia ka dështuar të kualifikohet në tre Botërorë rresht por ka zëra që raportojnë se “Axurrët” mund të zëvendësojnë Iranin nëse këta të fundit refuzojnë të luajnë në Botëror për shkak të sitautës së tensionuar me SHBA-të dhe Izraelin./ZËRI

Poll

MOS HUMB