
Mes reagimit të ashpër për videon që tregon Diddy duke sulmuar dhunshëm ish-partneren e tij Cassie, reperi ka frikë se do të shfaqen më shumë video të tilla, të cilat do ta fundosin. Publikimi i pamjeve të CNN që tregonin reperin duke hedhur në tokë ish-partneren e tij, duke e shkelmuar dhe duke e tërhequr me zvarrë, shkaktuan një reagim të ashpër.
Një burim zbuloi se Diddy ishte "i shtangur" nga publikimi i videos dhe ka thirrur avokatët e tij për takime pasi ai ka frikë se mund të dalin dhe video të tjera. Videoja erdhi ndërsa artisti përballet me një sërë akuzash dhe padish që e akuzojnë atë për sulm seksual dhe përdhunim./ZËRI