
TIRANË- Aktori Julian Deda ka marrë sqarimin që kërkoi nga ish-konkurenti i "Big Brother VIP Albania", Jetmir Salaj. Sot i kërkoi një sqarim publik për një akuzë që Salaj i bëri teksa ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, e po sot mori edhe përgjigjen. Më shumë detaje ka dhënë vetë në një intervistë që ka dhënë për "Shqipëria LIVE". Në fjalën e tij, Deda sqaroi se nuk bëhej fjalë për një tender, por për një ankand, megjithatë shtoi se po pret përgënjestrimin publik të Dedës.
"E hodha sepse dje ma ridërguan. Kur e hodha, Jetmiri më mori në telefon dhe më tha se cilin rast bëhet fjalë. Nuk është fjala fare për tender. Ka qenë një histori që kam treguar me humor për një ankand. Nuk ka lidhje me një tender. Nuk kishte lidhje me procedurën. E kam thënë historinë për të qeshur. Por Jetmiri, e mori e futi në lojë, e ndërroi emrin, u bë muhabet kot. Unë do ta diskutoj me Jetmirin, duhet që të dalë dhe ta përgënjestrojë,"-tha Juli.
Disa orë më parë, Juli ka postuar në InstaStory një video të Jetmirit, i cili gjatë kohës që ka qenë pjesë e spektaklit është shprehur se aktori i ka treguar atij që së bashku me disa njerëz të tjerë jashtë shtëpisë ka abuzuar me një tender publik.
“Kanë pranuar Julin në rastin e tij, sesi ka abuzuar me të drejtën publike duke përmendur emrin e një personazhi publik, ku ka marrë pjesë në një tender publik dhe kanë falsifikuar tenderin duke janë bërë pjesë e një falsifikimi. Atë e ka thënë vetë Julian Deda me gojën e tij duke përfshirë të tretë nga jashtë dhe unë do të iu lutesha ta sillnit në vëmendje,”– thoshte Jetmiri.
Por duket se tani ka ndryshuar mendjen./ZËRI