
TIRANË – Endriku vazhdon që të jetë një emër mjaft i komentuar së fundmi në media, për shkak të hyrjes së tij në Big Brother Vip. Ndërkohë që është komentuar raporti i tij me Sarën, duket se Endriku nuk ka marrëdhënie të mira as me ish-partneren, me të cilën ka dhe një djalë.
Sot, ish-partnerja ka reaguar përmes një statusi në Instagram, ku thotë se djali Liami është i saj dhe jo i nuses aktuale të Endrikut. Ajo tha se Endriku ka frikë ta përmendë, sepse nuk do që të dalë e vërteta për ndarjen e tyre.

“Një mesazh për portalet që përmendin djalin tim. Pikë së pari, Liami është djali im dhe jo i nuses së Endrikut dhe nuk dua kurrësesi që të përmendet më afër tyre. Fakti që ai nuk do të më përmendë mua, me pretendimin se është për të mirën e djalit, në fakt është sepse ka frikë të dalë e vërteta e ndarjes sonë edhe pse e përmendi një nga banoret aty. Djali tashmë është me mua në Greqi dhe pavarësisht veprimeve të të atit, Liamit nuk i është folur kurrë keq për atë sepse djali e do shumë dhe nuk dua t’ja heq dashurinë që ai ka, as ta kthej kundra por këto manipulime dhe viktimizime kalojnë cdo limit. Lëreni djalin tim jashtë botës së medias se nuk i duhet fama. Ka gjithë dashurinë, përkushtimin dhe vëmendjen që i duhet nga unë”, shkruan ish-partnerja e Endrikut./ZËRI/