
TIRANË- Motra e moderatores Erjola Doçi ka hedhr poshtë deklaratat e Graciano Taganit brenda shtëpisë së Big Brother Vip për një lidhje mes Romeo Veshajt dhe Erjolës. Ajo tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se dyshja mund të jenë takuar vetëm në Top Channel, për shkak të punës në television. Sipas motrës së Erjoles, Graciano po përdor Doçin për të sulmuar Romeon në lojë. Deklaratën ajo e bëri e ftuar në “Shqipëria Live”.
Pjesë nga biseda:
Motra e Erjolës: Jo jo nuk është e vertetë, Erjola nuk më ka thënë asnjëherë për këtë tani ata në Top Channel mund të jenë takuar.
Pyetje: Është takuar ka ngrën darkë për të folur për Bigun?
Motra e Erjolës: Jo, janë rastisur në ambjentet e Topit thjeshtë mirëmëngjes, mirëmbrëma… Unë nuk do ja bëja një gjë të tillë një shoqeje, ca të keqe ka se janë të dy beqar
Pyetje: Pse vepron atehere ashtu Erjola?
Motra e Erjolës: Asaj i vjen inat se po ja nxjerr shoku i vet, Graciano po e përdor për të sulmuar Romeon.
Deklarata e Graciano Taganit në shtëpinë e Big Brother Vip se mes Erjola Doçit dhe Romeo Veshajt ka pasur një flirt nga jashtë, nxehen “gjakrat” në shtëpinë e Big Brother Vip. Madje ai aludoi, por dhe banorë të tjerë, se dyshja dhe brenda shtëpisë VIP kanë ndjenja për njëri-tjetrin./ZËRI