Qytetërim

Në kërkim nga Policia e Kosovës/ Noizy: Më është ngritur kurth, zero lidhje me dhunën ndaj Isenit

Reperi teksa ka kërkuar ndjesë për situatën dhe mosreagimin në kohën që duhej, ka sqaruar se nuk ndodhet në arrati dhe as nuk po i ikën drejtësisë.

f.t
Në kërkim nga Policia e Kosovës/ Noizy: Më është
Medi Iseni dhe Noizy

TIRANË-Pasi policia e Kosovës e shpalli në kërkim Noizyn pas dhunimit një personazh të TikTok, ky i fundit ka bërë një reagim në rrjetet sociale. Noizy përmes një shkrimi në rrjete sociale shprehet se ky është një kurth dhe se ai nuk ka lidhje me ngjarjen. Reperi teksa ka kërkuar ndjesë për situatën dhe mosreagimin në kohën që duhej, ka sqaruar se nuk ndodhet në arrati dhe as nuk po i ikën drejtësisë. Siç ai njofton, po konsultohet me profesionistë dhe avokatë për të sqaruar padrejtësinë që i është bërë. 

"Prej disa ditësh jam bërë pjesë e titujve mediatik, si pasojë ë një denoncimi të padrejtë kundrejt meje, për një ngjarje të ndodhur neë Pejë, ku un nuk kam gisht fare, zero. Dua ta nis këtë reagim me një ndjesë të thellë ndaj atyre që janë shqetësuar nga reagimi im. Kjo ka ardhur si spasojë  e indinjatës për një kallëzim të rremë e të padrejtë ndaj meje, pasi kurrë nuk jam përballur me situate të tilla e për pasojë fatkeqësisht nuk kam reaguar në nivelin që do të doja. Edhe njëherë ndjesë. Mirëkuptoj edhe median që po bën punën e saj dhe I kërkoj ndjesë nëse janë keqkuptuar nga reagimi im i nxituar! Sa më lart dua të bëj me dije dhe garantoj këdo dhe çfo institucion se kurrësesi nuk jam në arrati apo sfidim ndaj drejtësisë, por po ndjek rrugën igjore me profesionistë të fushës për të shmangur kurthin e padrejtësisë ndaj meje dhe dhënë zgjidhje çështjes në bashkëpunim me organet e Kosovës. Bashkë me studin e avokatisë të kontaktuar nga unë, do kontribuojmë maksimalisht për të shuar çdo dyshim që rëndon ndaj meje dhe sqaruar këtë ngjarje ku unë jam viktimë e kallëzimit të rremë dhe nuk kam asnjë lidhje. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin e përkrahjen dhe kërkuar ndjesë për këtë situatë të shëmtuar ku më kanë përfshirë,"-sqaron reperi në reagimin e tij.

Në kërkim nga Policia e Kosovës/ Noizy: Më është
POSTIMI

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, bashkë me grupin e tij është përfshirë në një sherr masiv, ku dyshohet se ka dhunuar Medi Isenin. Personazhi i njohur i 'Tik-Tok' Medi Iseni akuzon se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Vetë Stresi i ka mohuar akuzat. Ndërsa, reperi Noizy ka anuluar dy koncerte deri më tani, për shkak të çështjes në fjalë, një në Pejë dhe një tjetër në Gjilan. Prokuroria e Pejës po heton çështjen. /ZËRI

Poll

MOS HUMB