Qytetërim

"Paska ardhur koha e burrave"/ Donaldi "futet" në 'Big Brother', komenton debatin mes Romeos dhe Meritonit

Teksa Romeo debatonte brenda shtpëisë, jashtë ka pasur reagime pasi iu përmend, e dashura Heidi Baci dhe familjarët.

k.m.
"Paska ardhur koha e burrave"/ Donaldi "futet" në
Romeo Veshaj

TIRANË- Aktori Romeo Veshaj ka pasur një përplasje me mikun e tij, me të cilin ka pasur përplasje brenda shtëpisë, Meriton Mjekiqin. Teksa Romeo debatonte brenda shtpëisë, jashtë ka pasur reagime pasi iu përmend, e dashura Heidi Baci dhe familjarët. I pari që reagoi ishte Donald Veshaj, i vëllai, i cili ka ironizuar gjithë çfarë ka ndodhur brenda duke shkruar: Paska ardhur koha e ‘burrave’ o njerëz, e trimave. Mirë që për këtë djalin e kanë maçin në bark po me familjen e këtij pse këta trimat? Këta ‘burrat’ këtë quajnë lojë të fortë me përmendje njerëzish nga jashtë dhe ngacmime të vajzës që ke në krah. Kjo na qenka trimëria, o trima?

"Paska ardhur koha e burrave"/ Donaldi "futet" në

Një reagim nuk ka munguar as nga Elgit Doda, gjithashtu i përmendur nga Meriton Mjekiqi.

“E kush ka ngel me tregu burrërin, njërin që e kap policia për mashtrim në mes të emisionit dhe tjetri që përndjek gratë. Që të dy i ngacmojnë tjetrit vajzën që ka në krah vetëm për të nxjerr nga vetja burrëri, ha”- shkruan Elgit Doda.

"Paska ardhur koha e burrave"/ Donaldi "futet" në

Kjo temë, është parashikuar që të diskutohet edhe në spektaklin e sotëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB