Qytetërim

Raporti me Selin? Reagon bashkëshortja e Mirit, s'lë vend për xhelozi, por ka një mesazh për banorin...

Përmes një reagimi në rrjete sociale, bashkëshortja e Mirit ka zgjedhur të reagojë publikisht, dhe ndoshta për habi të të gjithëve ajo ka shprehur mbështetjen e pakushtëzuar për banorin.

zh.ll
Raporti me Selin? Reagon bashkëshortja e Mirit, s'lë vend
foto ilustrim

TIRANË- Një ndër raportotet më të komentuar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania dhe që vazhdon të konfuzojë çdo ditë e më shumë publikun është ajo mes Selin dhe Mirit. Por, nëse të gjithë kanë dyshime për këtë raport, në fakt bashkëshortja e banorit duket se është mjaft e qartë. 

Përmes një reagimi në rrjete sociale, bashkëshortja e Mirit ka zgjedhur të reagojë publikisht, dhe ndoshta për habi të të gjithëve ajo ka shprehur mbështetjen e pakushtëzuar për banorin. Ajo shpreh besimin dhe shmang çdo keqkuptim për xhelozi: 'Xhelozia nuk ka vend në martesën tonë sepse është e panevojshme."

“Në çdo hap që bën me ty do jem. Ti je më i forti i Big Brother-it! Të dua shumë bashkëshorti im i jetës. Plot besim për çdo vendimin që merr atje brenda shtëpisë. Xhelozia nuk ka vend në martesën tonë sepse është e panevojshme. Jam shumë e lumtur me ty”, shkruan ajo.

Raporti me Selin? Reagon bashkëshortja e Mirit, s'lë vend
postimi

Ky reagim vjen në një moment kur raporti i Mirit dhe Selin po diskutohet mjaft brenda dhe jashtë shtëpisë. Ndonëse të dy banorët, herë pas herë mohojnë aludimet rreth raportit tyre, janë po ata të cilët me veprimet gjatë ditëve të fundit, vetëm sa kanë ndezur edhe më shumë rrjetin./ZËRI

Poll

MOS HUMB