Qytetërim

Shkencëtarët zbulojnë se edhe gjenetika ka "faj" për depresionin

Një ekip ndërkombëtar studiuesish, i udhëhequr nga Universiteti i Edinburgut dhe King's College në Londër, studiuan të dhëna gjenetike të anonimizuara nga më shumë se 5 milionë njerëz në 29 vende.

k.m.
Shkencëtarët zbulojnë se edhe gjenetika ka "faj"
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një studim global ka identifikuar 300 faktorë gjenetikë të panjohur më parë për depresionin. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe "The Guardian", 3.8% e popullsisë (rreth 280 milionë njerëz) ka depresion në çdo kohë dhe fajin e kanë gjenet e tyre. Ndërsa një sërë faktorësh duke përfshirë ngjarjet negative të jetës, shëndetin e keq dhe stresi mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të depresionit. Por mesa duket paska edhe një komponent gjenetik.

Një ekip ndërkombëtar studiuesish, i udhëhequr nga Universiteti i Edinburgut dhe King's College në Londër, studiuan të dhëna gjenetike të anonimizuara nga më shumë se 5 milionë njerëz në 29 vende. Hulumtimet e mëparshme në gjenetikën e depresionit kanë përfshirë kryesisht popullsi të bardhë, duke lënë pas dore pjesën më të madhe të botës. Studimi i ri, i botuar në revistën "Cell", zbuloi 700 variacione në kodin gjenetik që i lidh me depresionin.

Këto ndryshime të vogla në ADN ishin të lidhura me neuronet në rajone të ndryshme të trurit, duke përfshirë zonat që kontrollojnë emocionet. Studiuesit më pas ekzaminuan më shumë se 1600 ilaçe për të parë nëse ato kishin një ndikim në ato gjene. Përveç antidepresantëve, studimi identifikoi se Pregabalin, i përdorur për dhimbje kronike, dhe Modafinil, i përdorur për narkolepsinë, gjithashtu kishin një efekt në këto gjene dhe mund të përdoreshin për të mbajtur nën kontroll depresionin.

Prof Andrew McIntosh, i cili është një nga autorët kryesorë në studim tha: Ka boshllëqe të mëdha në të kuptuarit tonë të depresionit klinik që kufizon mundësitë për të përmirësuar rezultatet tek ata që preken. Studimet janë jetike për të pasur njohuritë e nevojshme për të zhvilluar terapi të reja dhe më të mira dhe për të parandaluar sëmundjen tek ata që janë në rrezik më të lartë për të zhvilluar këtë gjendje./ZËRI

Poll

MOS HUMB