
PRISHTINË- Juliana Nura ka treguar më shumë detaje lidhur me historinë e shumëpërfolur me futbollistin e njohur nga Kosova, Armir Rrahmanin. Në një intervistë për “Onima” të titulluar “Një pije me Xhulin”, ajo ku ndau detaje të reja dhe të papritura. E gjitha pas akuzave që Amiri kishte bërë ndaj saj, duke pretenduar se ajo kishte dërguar mediave një fotografi të tyre të përbashkët për të krijuar lajm.
Për t’i dhënë fund këtyre spekulimeve, Juliana tregoi gazetares mesazhet që kishte marrë nga Amiri, duke u mbështetur në ‘screenshot’-et si provë.
View this post on Instagram
"Personi në emër është një mashkull që nuk dua të flas keq se nuk bie në nivlein e tij. Por meshkujt që duan të bëjnë emër si me ishin e vetë, e më një vajzë që është munduar që ta respektojë. I kam bërë screenshot. Ia kam dërguar një shoqes time për t'i treguar çfarë ka ndodhur. Çfarë lexon, çfarë i kam thënë që nuk ta jap...?,"-thotë Xhuli.
Por mesazhin nuk e ka treguar të plotë, me pretendimin se do ta mbrojë futbollistin./ZËRI