
SHBA- Bateristi i 'Mötley Crüe', Tommy Lee, është akuzuar për sulm seksual, i cili pretendohet se ka ndodhur në vitin 2003. Një padi e re civile e ngritur nga një grua e paidentifikuar, akuzon Lee e ka prekur pa dëshirën e saj, e ka puthur dhe e ka 'ngacmuar' me gishta dhe është përpjekur ta detyrojë të kryejë edhe seks orale.
Gruaja ishte ftuar në një helikopter nga piloti David Martz dhe besonte se do të shkonte në një turne turistik në San Diego, por 'rrugës' iu tha se do të fluturonin me Lee për në Los Anxhelos. Doe pretendon se si piloti ashtu edhe Lee pinin alkool, dhe marijuanë gjatë fluturimit, por ajo dyshohet se nuk e konsumoi pijen alkoolike që iu ofrua. Në një moment, Martz dyshohet se e ftoi atë në kabinë, ku ndodhi sulmi.
Martz vdiq në vitin 2015 kur një aeroplan me të cilin po fluturonte u rrëzua. Ndërsa Lee u burgos për gjashtë muaj në vitin 1998 për sulm fizik ndaj gruas së tij, Pamela Anderson./ZËRI