Qytetërim

U la jashtë Euro 2016, Gjimshiti: U mërzita pak, De Biazi më ka shkruar

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti shprehet se u mërzit pak me vendimin e De Biazit, i cili e la jashtë Euro 2016, duke shtuar se gjithsesi respektoi vendimin e trajnerit.

D.XH
U la jashtë Euro 2016, Gjimshiti: U mërzita pak, De Biazi më ka
Berat Gjimshiti

TIRANË – Berat Gjimshiti, një nga futbollistët më të mirë të Shqipërisë, tashmë kapiten i Kombëtares, u la jashtë Euro 2016 nga trajneri De Biazi. Në një intervistë për gazetarin Klaudjo Ndreca, Gjimshiti kujton atë moment. Ai shprehet se është kthyer me avion në Tiranë pasi nuk u grumbullua në Francë, ndërsa shton se vendimi e kishte mërzitur pak. Mirëpo, Gjimshiti shton se nuk i kishte shkuar ndërmend që ta braktisë Kombëtaren Shqiptare.

Gazetari: A ju ka shkuar ndërmend që ta braktisni Kombëtaren, kur jeni lënë jashtë Euro 2016?

Gjimshiti: Kurrë. Normalisht që ka qenë një moment pak i vështirë. Pasi nuk u grumbullova në Europianin e Francës, jam kthyer në Tiranë dhe kam pushuar. U mërzita mund të them, ishte si diçka të mbetet në fyt për një javë, por pastaj e harrova dhe e kam përshëndetur Kombëtaren si tifoz.

Gazetari: A e bën De Biazi gjumin e qetë tani? A të ka shkruar në telefon, pasi u kualifikuam?

Gjimshiti: Ajo ishte zgjedhja e tij, unë nuk kam asnjë problem me De Biazin. Më ka shkruar sigurisht, por nuk e them se çfarë. Rruga vazhdon, sfida jonë vazhdon, duhet gjithmonë të kesh respekt. Unë jam falënderuar për çdo gjë që kam, ne harrojmë të themi ‘faleminderit’ për faktin se kemi shëndetin, kemi familjen, kemi gjithçka, sepse nuk besoj se jeton çdo njeri si unë. Shqipëria nuk më ka borxhe, unë i kam Shqipërisë.

Shqipëria është kualifikuar për në Euro 2024 si e para në Grupin E, duke lënë pas Çekinë dhe Poloninë. Nesër, Kombëtarja jonë mëson kundërshtarët në grupin e saj në Europianin e Gjermanisë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB