Qytetërim

Zbulohet partnerja e djalit të Monika Kryemadhit, kush është këngëtarja nga Shkupi

Por, Kryemadhi shtoi se situata ndryshoi falë ndikimit të partneres së tij, një artiste nga Shkupi, e cila ka pasur një rol të rëndësishëm në këtë proces.

I.F
Zbulohet partnerja e djalit të Monika Kryemadhit, kush është
Besar Meta dhe Kanita

TIRANË- Monika Kryemadhi e rikthyer vëmendjen e publikut drejt vetes, jo për përfshirjen e saj në politikë, por në botën e ekranit. Kryemadhi ka qenë e zënë duke u bërë pjesë në panelin e opionistëve në Big Brother VIP Albania, por edhe si aktore. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo ndau disa detaje nga jeta personale, duke folur edhe për djalin e saj, Besar Metën.

Sipas saj, ai ka qenë fillimisht skeptik për përfshirjen e saj në film, duke preferuar të qëndrojë larg vëmendjes publike. Por, Kryemadhi shtoi se situata ndryshoi falë ndikimit të partneres së tij, një artiste nga Shkupi, e cila ka pasur një rol të rëndësishëm në këtë proces. Mësohet se bëhet fjalë për këngëtaren Kanita Suma nga Maqedonia e Veriut.

Artistja raportohet se është në një lidhje serioze prej kohësh me Besar Metën. Po ashtu, raportohet se Kanita ka krijuar një marrëdhënie shumë të mirë edhe me familjen e partnerit, duke u bërë pjesë e rëndësishme e saj. Historia e tyre duket të jetë një romancë e qetë dhe larg zhurmës mediatike./ZËRI

Poll

MOS HUMB