
GJERMANI- Procesi i tërheqjes së goglave që do caktonin renditjen e grupeve për fazën finale të Euro 2024 kishte arritur kulmin, por papritur në sallë filluan të dëgjoheshin tingujt e një... "kulmi" tjetër.
Asi veteran spanjoll David Silva po përpiqej të hapte një nga topat, por në të njëjtën kohë mbeti i hutuar nga zhurmat. Zëvendëssekretari i UEFA-s, Xhorxho Marketi, kërkoi që të eliminoheshin këto zhurma, por ato vazhduan deri në fund të shortit në sallë, duke bërë që edhe ish-futbollistët që po rrotullonin goglat, të mbeteshin të çuditur nga ajo që dëgjonin.
NO WAY THEY PLAYED THE MOANING SOUND IN BACKGROUND ???????????????????????? #EURO2024 pic.twitter.com/AootiUCtHI
— ????. (@MadridClout) December 2, 2023
Rrjeti mori "flakë" dhe shumë kujtuan se diçka e ngjashme kishte ndodhur vitin e kaluar në një transmetim të drejtpërdrejtë të BBC-së, në një ndeshje të Kupës së Botës ishin luajtur tingujt e filmave erotikë. U zbulua se Dan Jarvis ishte përgjegjësi, pasi kishte vendosur që të bënte një shaka.
Jarvis, i cili ka 21 dënime për shaka të ndryshme që ka bërë, është kujdesur t'i konfirmojë këto thashetheme pasi pak kohë më vonë në llogarinë e tij zyrtare ka postuar fillimisht një video ku shihet duke mbajtur telefonin në dorë dhe duke qeshur...
...ndaj dhe besohet se pak më vonë, e njëjta gjë do të ndodhë dhe se e gjitha është një shaka./ZËRI