Qytetërim

“Zvarriten si larva dhe bëhen lolo”, me kë e ka inatin Arben Derhemi? Ndjekësit e bënë ‘lidhjen’

Pse të gjithë mendojnë se Derhemi e ka me Mamaqin?

E.K
“Zvarriten si larva dhe bëhen lolo”, me kë e ka inatin
Arben Derhemi

TIRANË- Aktori i njohur i filmit dhe teatrit shqiptar, Arben Derhemi ka bërë një postim të ashpër gjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale, dhe të gjithë ndjekësit dyshojnë se i drejtohet pikërisht Ermal Mamaqit, ndërsa kjo nuk do të ishte përplasja e parë mes tyre.

Në postimin e tij Derhemi shkran: “Sa me dhimbje lexojme qe pseudo humoriste behen “producente filmash”. Dhe akoma me me dhimbje i degjojmë që ofendojnë figura qe me aq sakrifica e pune ja kane dale te bejne art ne kohet me te veshtira, jo duke u zvarritur si larva dhe duke lepire e bere lolot e cdo lloi pushteti e pasunari…Ps. Uulen malet u ngriten halet”.

“Zvarriten si larva dhe bëhen lolo”, me kë e ka inatin

Në fakt një prej humoristëve të vetëm shqiptarë që është bërë producent në filma, është pikërisht Mamaqi. Më herët Derhemi ka reaguar pas lancimit të filmit “Dy gisht mjaltë” me fjalët:

“Fatkeqësia e ndjek edhe televizionin edhe filmin. Jo më larg se para ca kohësh, patëm një event të çuditshëm d.m.th, u shkul e gjithë Shqipëria! S’e merr vesh njeri. Bën film një njeri i cili nuk ka lidhje fare me teatrin, me regjinë me aktrimin. Bën film dhe ti vetëm kur dëgjon nga dikush: Ore, sa bukur, e ke parë atë filmin?”

Vetë Mamaqi ka zgjedhur që të mos iu përgjigjet këtyre sulmeve indirekte nga Dërhemi, që duket se e kanë pikënisjen në ndonjë konflikt të vjetër që të dy aktorët kanë pasur.

Poll

MOS HUMB