Qytetërim

ZYRTARE/ Sylvinho mbetet në Shqipëri! FSHF rinovon kontrarën me trajnerin, deri në Botërorin 2026

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) bëri me dije lajmin përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ka ndarë edhe pamje të presidentit Duka me trajnerët.

zh.ll
ZYRTARE/ Sylvinho mbetet në Shqipëri! FSHF rinovon kontrarën me
duka-silvinjo dhe zevendestrajneret

TIRANË- Trajneri Sylvio Mendes Campos Junior (Silvinjo) dhe zëvendës-trajnerët Zabaleta dhe Dorival kanë firmosur rinovimin e kontratës me FSHF-në për të vazhaduar edhe për 7 muaj drejtimin e Kombëtares shqiptare të futbollit. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) bëri me dije lajmin përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ka ndarë edhe pamje të presidentit Duka me trajnerët.

"Konfirmojmë vazhdimësinë e projektit teknik që ka sjellë rezultate historike
Trajneri Silvinjo, zëvendëstrajnerët Zabaleta dhe Dorival kanë rinovuar kontratat me Federatën e Futbollit deri në korrik 2026 me synim objektivin madhor kualifikimin për herë të parë në histori të Shqipërisë në fazën finale të Kupës së Botës.
Vendimi për rinovimin e kontratës reflekton besimin e plotë të FSHF-së në stafin aktual, filozofinë e punës së ndërtuar ndër vite dhe angazhimin për stabilitet, vazhdimësi dhe ambicie të larta.", shkruan FSHF në njoftim.

Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, Kombëtarja shqiptare ka treguar progres dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në histori në një Kampionat Europian, teksa pritet që të shkruajë historinë drejt Botërorit 2026 në Amerikë./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB