Bota

Shqetësuese! Shfaqet një simptomë e re tek pacientët që përdorin “Ozempic”

Dr. Rosen u shpreh se kjo do të thotë se edhe veshja e rrobave mund të shkaktojë dhimbje, po ashtu edhe era që fryn.

I.F
Shqetësuese! Shfaqet një simptomë e re tek pacientët që
Ozempic

NEW YORK- Një mjek në New York ka ngritur shqetësimin për përdorimin e ilacit të humbjes së peshës “Ozempic”. Sipas doktor Daniel Rosen, i cili është kirurg dhe specialist i mjekësisë së obezitetit nga New York, një numër i konsiderueshëm i pacientëve të tij kanë zhvilluar një gjendje të quajtur allodinia, ose mbindjeshmëri ndaj dhimbjes. Dr. Rosen u shpreh se kjo do të thotë se edhe veshja e rrobave mund të shkaktojë dhimbje, po ashtu edhe era që fryn.

Disa njerëz e përshkruajnë ndjesinë në lëkurë si një djegie të keqe nga dielli, si një prerje, djegie ose shpim me gjilperë. Eksperti i humbjes së peshës tha se disa pacientë që përdorin medikamente GLP-1, si Ozempic dhe Mounjaro, kanë zhvilluar ndjeshmëri ekstreme në shpatulla, kofshë dhe shpinë.

Shqetësuese! Shfaqet një simptomë e re tek pacientët që
Daniel Rosen

Ai ka dëgjuar për zhvillimin e kësaj gjendjeje te përdoruesit e semaglutidit (emri gjenerik i Ozempic) në komunitetin shkencor, por nuk ka parë ende raporte për këtë te përdoruesit e tirzepatidit (i njohur më shumë me emrat tregtarë Zepbound dhe Mounjaro). Nga përvoja e tij, Dr. Rosen thotë se ka parë më shumë raste të allodinës te pacientët që përdornin doza më të larta të tirzepatidit.

Ai dyshon se medikamentet për humbje peshe po shkaktojnë ndjeshmëri të nervave të lëkurës “në një mënyrë ose tjetër”, por nuk ka ende mjaftueshëm kërkime për këtë efekt anësor për të kuptuar saktësisht arsyen pse ndodh.

Klinika Cleveland thekson se ekzistojnë tre lloje të allodinës:

-Allodinia dinamike shkakton dhimbje kur një objekt lëviz mbi lëkurë.

-Allodinia taktile shkakton dhimbje nga çdo lloj presioni i aplikuar mbi lëkurë.

-Allodinia termike ndodh kur një ndryshim në temperaturë – si lëvizja nga ambientet e brendshme në ato të jashtme – mund të shkaktojë dhimbje.

Për të ndihmuar pacientët që kanë zhvilluar allodini, Dr. Rosen ka ulur dozën e medikamenteve për humbje peshe. Ai thotë se kjo ka bërë që simptomat të zhduken menjëherë, ose në disa raste, gjendja është përmirësuar gradualisht.

Medikamentet për humbje peshe si Ozempic, Wegovy dhe Mounjaro janë të gjitha agonistë të receptorëve GLP-1, dhe funksionojnë duke imituar një hormon në trup që kontrollon shpejtësinë e përpunimit të ushqimit në zorrë – duke ngadalësuar këtë proces. Kjo redukton oreksin dhe ndihmon njerëzit të hanë më pak. Në testimet klinike, shumica e njerëzve që merrnin këto medikamente për obezitet humbën mesatarisht 15 deri në 22% të peshës trupore.

Sipas një sondazhi të kryer nga firma e pavarur e kërkimeve mbi politikat shëndetësore KFF, 12% e të rriturve në SHBA kanë përdorur medikamente GLP-1, përfshirë 6% (20.1 milionë njerëz) që aktualisht i përdorin ato. Disa nga efektet anësore më të zakonshme të raportuara për këto medikamente përfshijnë: të vjella, diarre, dhimbje barku, kapsllëk dhe lodhje. Ashtu si Dr. Rosen, disa profesionistë të tjerë mjekësorë kanë raportuar pacientë që kanë vuajtur nga ndjeshmëri e lëkurës pas fillimit të trajtimit.

Dr. Anastassia Amaro, drejtoreshë mjekësore dhe specialiste e humbjes së peshës në Penn Medicine, zbuloi se tek pacientët e saj ka parë siptomat e allodonias.

“Një efekt anësor interesant që kam parë së fundmi është allodinia. Njerëzit zhvillojnë atë ndjesi të pakëndshme dhe të dhimbshme të lëkurës, specifikisht me semaglutid. Nuk e kam hasur ende me tirzepatid, por me semaglutid, po. Të paktën dy raste kam parë vetë”, tha ai.

Aktualisht, nuk ka studime që të shqyrtojnë lidhjen midis medikamenteve për humbje peshe dhe allodinës, dhe kjo gjendje nuk është e listuar nga FDA si një efekt anësor zyrtar.

Ndërsa Dr. Rosen thotë se allodinia është e pakëndshme, por nuk mendon se ky efekt anësor është “shumë shqetësues”, përveçse nëse bëhet “tepër i bezdisshëm”. Edhe në atë rast, ai sugjeron që pacientët duhet të vlerësojnë nëse ia vlen të ndërpresin medikamentet dhe të “sakrifikojnë përfitimet pozitive që ato ofrojnë”. Ai thekson gjithashtu se kur pacientët e tij kanë ulur dozën e medikamenteve për humbje peshe dhe e kanë rritur atë gradualisht, simptomat e allodinës nuk janë rikthyer. /ZËRI

Poll

MOS HUMB