TIRANË-Shqipëria hapi sot negociatat me BE-në për grupkapitullin e fundit “Bujqësia dhe Kohezioni”. Nga Bruskeli, Rama, në konferencë me ministren e jashtme daneze dhe komisioneren Marta Kos, deklaroi se ajo që pak kohë më parë dukej si një ëndërr, tanimë është realitet me një plan pune. Me hapjen e grupkapitullit të fundit vendi do të hyjë në procesin politik të integrimit, që kërkon miratimin e anëtarësimit nga parlamentet e 27 shteteve të BE. Çelja e negociatave u festua në Bruksel me një tortë me ngjyrën e kuqe të flamurit shqiptar, që Kos i dhuroi Ramës. Po ashtu, kryeministri Rama surprozoi dy zyrtaret e larta të BE-së me nga një shishe verë me një skicim të realizuar nga vetë kreu i qeverisë.
/ZËRI