Video

Droga në banesë! Lirohet drejtori i Burgut Rrogozhinë, në kërkim i vëllai

Sipas tij për shtëpinë e vjetër, përfshirë edhe magazinën, kujdesej vëllai i tij, Romario Hasa.

F.I
Droga në banesë! Lirohet drejtori i Burgut Rrogozhinë, në
Bilal Hasa

PEQIN-Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është liruar nga burgu, pasi u vetëdorëzuar një ditë më parë në polici lidhur me gjetjen e rreth 4 mijë rrënjëve kanabisi në një banesë në pronësi të tij. Hasa do të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tij, Romario Hasa. Në kërkim është edhe një përgjegjës i OSHEE-së, Ervis Maçi dhe një zyrtar tjetër Denis Elezi. Sipas tij për shtëpinë e vjetër, përfshirë edhe magazinën, kujdesej vëllai i tij, Romario Hasa. Gjatë marrjes në pyetje kreu i burgut të Rrogozhinës ka hedhur poshtë akuzat, duke deklaruar se nuk ka pasur dijeni për veprimtarinë e paligjshme. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e ka pezulluar nga detyra Hasën, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet kompetente.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB