Video

Kapet ekzekutori i Gentjan Bejtjas/ Flodian Plakun e "tradhëtoi" berberi

Policia ra në gjurmët e Plakut, falë një berberi nga Shkodra, Armand Dano i cili ishte porositur nga miqtë e Plakut, për të shkuar në ambjentet e një hoteli në Radhimë.

F.I
Kapet ekzekutori i Gentjan Bejtjas/ Flodian Plakun e "tradhëtoi"
Flodian Plaku dhe Gentjan Bejtja

VLORË-Pas më shumë se 1 viti në kërkim është arrestuar Flodian Plaku, i njohur edhe me mbiemrat Mamo e Serjani dhe me nofkën “Pole Qorri”, i dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas ndodhur më 15 mars 2024. 42-vjeçari është kapur në ambientet e Hotel "Doko" në Radhimë të Vlorës, ku ai po qëndronte me mikun e tij, Julian Aliaj, i cili po ashtu është arrestuar. Në momentin e kapjes "Pole Qorrit" i janë gjetur 2 armë zjarri, 17 fishekë, 7 celularë dhe 25 mijë euro cash. Policia ra në gjurmët e Plakut, falë një berberi nga Shkodra, Armand Dano i cili ishte porositur nga miqtë e Plakut, për të shkuar në ambjentet e një hoteli në Radhimë. Berberi, i cili besohet se e qethte gjatë kohës që ishte në kërkim është arrestuar së bashku me pronarin e hotelit, Ligor Doko dhe Albano Lapshin, i cili i çonte ushqimin Flodian Plakut.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB