Fatmir Bektashi
TIRANË- Edhe pse nën akuzë nga SPAK, ndërtuesi Fatmir Bektashi nuk i ka ndaluar projektet e tij. Pas ndërtimeve në Tiranë dhe në Pogradec, në Farkë duket se është vendndodhja e radhës ku edhe do të ndërtohet nga kompania ‘Kontakt’, kompleksi rezidencial “Ballada”. Kompleksi përfshin 142 vila pranë liqenit të unazës në Farkën e Madhe. Biznesmeni Fatmir Bektashi, edhe pse është në akuzë për dy vepra penale "korrupsion aktiv" dhe “pastrim parash” në dosjen “Partizani”, shfaqet edhe në dosjen e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.
/ZËRI
Poll