Video

Sërish në SPAK për kaosin në Kuvend, Kryemadhi tregon si e priti lajmin: Nuk m’u ndanë…

Monika Kryemadhi ka publikuar një video në rrjetet e saj sociale, ku shfaqet duke kërcyer nën ritmin e "The Pointer Sisters", këngën "Jump".

k.m.
Sërish në SPAK për kaosin në Kuvend, Kryemadhi tregon si e
Monika Kryemadhi

TIRANË- Edhe pse emri i saj dhe i 23 deputetëve të tjerë të opozitës ka shkuar sot në SPAK, Monika Kryemadhi duket se nuk është shqetësuar. Ajo ka publikuar një video në rrjetet e saj sociale, ku shfaqet duke kërcyer nën ritmin e "The Pointer Sisters", këngën "Jump". Buzë pishinës, teksa vendndodhjen nuk e zbuloi, Kryemadhi shijon ritmet e muzikës. 

"Kërce për dashurinë time; Hidhu dhe ndjeje prekjen time; kërce nëse dëshiron të shijosh puthjet e mia,"-është një pjesë nga teksti i këngës.

Në rrjetet sociale, ish-kryetarja e LSI (tashmë Partia e Lirisë) videon duke kërcyer e ka shpërndarë me mbishkrimin: Mood im (humori im) pas një tjetër procedimi penal, nuk mu ndanë sa majtas djathtas.

KRYEMADHI ME VIDEO:

@zeri.official Kështu e ka përjetuar deputetja Monika Kryemadhi procedimin e saj të radhës në SPAK, pas kaosit në Kuvend???????????????????????? #monikakryemadhi #zeri #zeriai #zerinews #zerishqip #zerilajme #zerialbania ♬ Jump (For My Love) - The Pointer Sisters

Një ditë pas akteve të dhunës në Kuvend, ministri i brendshëm Ervin Hoxha tha se policia dhe garda kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale, dhe pamjet filmike do të dorëzohen në SPAK, pasi me aktet e tyre të dhunës deputetët e opozitës rrezikuan jetën e kolegëve. Aksioni i opozitës u kritikua edhe nga ndërkombëtarët./ZËRI

Poll

MOS HUMB