Video

Nesër samiti i parë ndërqeveritar Itali–Shqipëri

Samiti dypalësh do të nisë fillimisht me një takim bilateral ndërmjet ministrave sipas sektorëve të tyre, ku do të shqyrtohen projektet dhe bashkëpunimet aktuale.

zh.ll
Nesër samiti i parë ndërqeveritar Itali–Shqipëri
edi rama-giorgia meloni

TIRANË- Qeveria shqiptare dhe ajo italiane do të zhvillojnë nesër në Romë një mbledhje të përbashkët. Samiti dypalësh do të nisë fillimisht me një takim bilateral ndërmjet ministrave sipas sektorëve të tyre, ku do të shqyrtohen projektet dhe bashkëpunimet aktuale. Më pas, dy Kryeministrat Rama dhe Meloni, do të zhvillojnë një bisedë direkte ‘kokë më kokë’ për të diskutuar prioritetet strategjike dhe çështjet më të rëndësishme. Pas kësaj, Kryeministri dhe ministrat e të dy vendeve do të mbajnë një takim të përbashkët, ku do të shqyrtohet zbatimi i marrëveshjeve ekzistuese dhe identifikimi i projekteve të reja bashkëpunimi në sektorë si energjia, infrastruktura, tregtia dhe turizmi. Takimi do të përmbyllet me një deklaratë të përbashkët për mediat, pa mbajtjen e konferencës për shtyp, duke theksuar rezultatet dhe qëllimet e samitit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB