Video

1 muaj nga atentati, vrasësit e Danit dhe Shaljanit zhduken pa gjurmë

Burime nga policia bëjnë me dije se ai është banor i fshatit Halil, shumë pranë vendit ku u gjet dhe u dogj makina “Toyota” që besohet të jetë përdorur nga autorët e atentatit.

zh.ll
1 muaj nga atentati, vrasësit e Danit dhe Shaljanit zhduken pa gjurmë
gilmando dani-Muçi Shaljani

TIRANË- 35-vjeçari i shoqëruar mbrëmjen e së martës nga policia në lidhje me atentatin në Rinas ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani është liruar, pasi u mor në pyetje për disa orë. Burime nga policia bëjnë me dije se ai është banor i fshatit Halil, shumë pranë vendit ku u gjet dhe u dogj makina “Toyota” që besohet të jetë përdorur nga autorët e atentatit. Gjatë dëshmisë, i riu ka deklaruar se në momentin e djegies së mjetit nuk ndodhej në banesë dhe mohoi të ketë parë lëvizje të dyshimta apo të ketë ndonjë lidhje me ngjarjen. Shoqërimi i tij është bërë për shkak se më herët rezulton i dënuar për vjedhje me dhunë, ndërsa nuk janë gjetur prova për implikimin e tij në atentatin e Rinas. Nga ana tjetër, policia ka marrë përgjigjet e ekspertizës për armët e gjetura në makinën e djegur. Sipas burimeve, armët nuk rezultojnë të jenë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB