Video

Policia procedon Lapajn: Pengon qarkullimin dhe lëvizjen te kryeministria

Policia e akuzon Lapajn se ka zaptuar hapësirën përpara kryeministrisë, si dhe ka penguar qarkullimin e lirë në zonë.

zh.ll
Policia procedon Lapajn: Pengon qarkullimin dhe lëvizjen te kryeministria
adriatik lapaj

TIRANË- Policia e Tiranës ka proceduar penalisht Adriatik Lapajn, pas protestës së tij të pandërprerë përpara godinës së kryeministrisë. Policia e akuzon Lapajn se ka zaptuar hapësirën përpara kryeministrisë, si dhe ka penguar qarkullimin e lirë në zonë. Prej mbrëmjes së të hënës, fillimisht i vetëm, dhe më pas me mbështetës të “Shqipëria Bëhet”, Lapaj ka nisur një protestë përpara kryeministrisë, ku kërkon dorëheqjen e qeverisë Rama, pas skandaleve të njëpanjëshme që kanë prekur anëtarë të kabinetit. Gjatë mbrëmjes së të martës Lapaj dhe mbështetësit u përplasën me punonjësit e policisë, të cilët nuk i lejuan që të vendosnin disa çadra kampingu, në mënyrë që të qëndronin aty gjatë natës, duke marrë parasysh dhe temperaturat e ulëta të këtij Dhjetori. Lapaj është shpehur se protesta e tij do të jetë pa ndalim, ndërkohë që çdo ditë në orën 17 atij do t’i bashkohen dhe qytetarë e mbështetës të tjerë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB