Video

"200 mijë lekë për të futur drogë në Burgun e Elbasanit"

Përveç policit u arrestuan edhe një i paraburgosur dhe një grua e cila ka qenë familjare e personit që gjendej pas hekurave, Gerald Stamolla dhe Esmeralda Komici.

F.I
"200 mijë lekë për të futur drogë në Burgun e
Ndriçim Kroi

TIRANË- Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masë sigurimi "Arrest në burg" për Ndriçim Kroin, policin e burgjeve, i cili fuste lëndë narkotike brenda ambienteve të burgut. Përveç policit u arrestuan edhe një i paraburgosur dhe një grua e cila ka qenë familjare e personit që gjendej pas hekurave, Gerald Stamolla dhe Esmeralda Komici. Prokuroria në njoftimin zyrtar raporton se Ndriçim Kroi, gjatë orëve që nuk ishte në punë, punonte si shitës ambulant në qytetin e Elbasanit, duke shitur telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë. Në vendin ku shiste, ai merrte porosi nga të afërmit e të paraburgosurve dhe ua sillte në burgun e Elbasanit. Konkretisht Esmeralda Komici paguante policin 100-200 mijë lekë të vjetra për të futur lëndë narkotike në burg. Efektivi furnizonte me lëndë narkotike të paraburgosurit në Elbasan dhe më pas shitja dhe shpërndarja e lëndës narkotike bëhej në regjimin e brendshëm nga të paraburgosurit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB