Video

2.4 ton drogë drejt BE! Mbeten në burg Rexhep Raja dhe 7 të tjerë

Mes të akuzuarve është edhe djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rexhep Rraja.

F.I
2.4 ton drogë drejt BE! Mbeten në burg Rexhep Raja dhe 7 të
Rexhep Rraja

TIRANË- Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi masat e sigurisë për anëtarët e grupit “Rraja” të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe organizim të një grupi të strukturuar kriminal. Mes të akuzuarve është edhe djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rexhep Rraja. Në masën e sigurisë arrest me burg janë lënë: Islam Sefa, Jani Çavo, Aldo Gjini, Marvin Bushati, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Rexhep Rraja dhe Zamir Aliaj. Në dosjen e SPAK janë zbardhur bisedat në aplikacionin SKy Ecc mes grupit, ku reflektohen episodet e trafikut të drogës drej Turqisë, Ekuadorit dhe drejt vende të Bashkimit Europian. Në Malit të Zi u sekuestruan 1722 kg marijuanë e nisur nga Shqipëria me destinacion Gjermaninë. Në episodin e dytë u sekuestruan në Holandë 475 kg kokainë që ishte dërguar nga Ekuadori. Ndërsa në Turqi u sekuestruan 236 kg marijuanë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB