
TIRANË- Për katër orë me radhë demokratët e mbështetur nga deputetët e Partisë Demokratike kanë marshuar në të gjitha akset kryesore të Tiranës. Tensionet nisën që para Kryeministrisë, për të vijuar më pas tek Selia e Partisë Socialiste, Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës. Të katër godinave iu vu zjarri që u shua më pas nga efektivët e Policisë që ishin në gadishmëri. Policia ka përdorur dhe gaz lotsjellësh për të distancuar protestuesit. Në protestë nuk pati fjalime, ndërsa protestuesit u prinë nga Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Luçiano Boçi. I pranishëm ishin dhe Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta e Monika Kryemadhi, por të ndarë. Deri më tani raportohet se ka dhjetëra efektivë e qytetarë të lënduar.