TIRANË- Partia Demokratike ka caktuar gjatë mbledhjes së grupit parlamentar 4 kryetarët e komisioneve të Kuvendit që do të drejtohen nga deputetët e opozitës. Ina Zhupa do të drejtojë Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën. Jorida Tabaku do të drejtojë Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik. Bardh Spahia do të drejtojë Komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale. Luçiano Boçi do të drejtojë Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet. Gjatë mbledhjes, kryedemokrati Sali Berisha foli edhe për miratimin nga ana e socialsitëve të strukturës së re të Kuvendit. Pavarësisht se procesi i votimit u bojkotua nga opozita, ndryshimet u miratuan me 79 vota pro, një akt që për Berishën përbën shkelje të parimeve themelore të Kushtetutës. Berisha paralajmëroi se kërkesa për pezullimin e vendimit të sotëm do të dërgohet me urgjencë në Gjykatën Kushtetuese.
/ZËRI