TIRANË- Paulin Harusha nga Shkodra është vrarë me armë zjarri në Toronto, Kanada. 43-vjeçari u qëllua me armë brenda automjetit të tij, ndërsa autorët u larguan pa mundur që të identifikohen nga Policia. Oficerët e patrullës mbërritën në vendngjarje dhe gjetën të plagosur babin e dy fëmijëve, por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për shpëtimin e jetës, Paulin Harusha, u shpall i vdekur në vendngjarje. Motivi i krimit mbetet ende i panjohur. Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë informacion të kontaktojnë policinë.
/ZËRI