Video

Berisha: Po vjen lëvizja që s'e keni parë kurrë

Berisha u pyet dhe nëse ndjente ndonjë lloj emocioni për votëbesimin që e pret në Kuvendin e 2 Dhjetorit.

F.m
Berisha: Po vjen lëvizja që s'e keni parë kurrë
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar mosbindje civile. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha u shpreh se bëhet fjalë për një lëvizje që s’e ka parë ndonjëherë më parë Shqipëria.

“Është një thirrje për të përmbysur narkodiktaturën që ka kaluar në format më ekstreme, të këtij pushteti që ka krijuar grusht shteti brenda shtetit. Lëvizja këtë herë do të jetë si ato që nuk ka parë ndonjëherë vendi,”- tha ai.

Berisha u pyet dhe nëse ndjente ndonjë lloj emocioni për votëbesimin që e pret në Kuvendin e 2 Dhjetorit, ndërkohë që ftoi pa përjashtim të gjithë deputetët. Ai hoqi çdo përgjegjësi nga humbja e zgjedhjeve, duke ritheksuar se votat u vodhën.

“Jam besimplotë unë te demokratët, dhe i vendosur që të respektoj çdo zgjedhje të tyre. Janë të ftuar pa përjashtim të gjithë deputetët. Berisha mban përgjegjësi për ndonjë dobësi që mund të ketë pasur gjatë fushatës, por jo për vjedhjen,”- shtoi ai.

Poll

MOS HUMB