Video

Dumani 'zbërthehet' para gazetarëve

Po ashtu, Altin Dumani ka konfirmuar se ka hetime për dekonspirime të operacioneve të SPAK.

F.m
Dumani 'zbërthehet' para gazetarëve
Altin Dumani

Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani është shprehur se për mikrokreditë, çështje e denoncuar dhe ndjekur nga ZËRI prej shumë muajsh, po hetohen zyrtarë të lartë. Në një takim informal me gazetarët, Dumani shprehu keqardhje për vetëflijimin e qytetarit Pal Trashaj në dyert e SPAK. Po ashtu, Altin Dumani ka konfirmuar se ka hetime për dekonspirime të operacioneve të SPAK. Për çështjen “Partizani”, kreu i SPAK tha se ka nisur një hetim pasuror për ish-kryeministrin Sali Berisha. Në lidhje me ekstradimin e Arben Ahmetajt, ai tha se SPAK është në pritje nga autoritetet zvicerane. Përsa u përket ekstradimeve nga Dubai, Dumani theksoi se deri më tani ka 7 procedura zyrtare. Ndërsa akuzat e bëra nga Ilir Meta në drejtimin e tij, Dumani i la pa koment, duke u shprehur se nuk mund të thotë as nëse kreu i Partisë së Lirisë e bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, janë nën hetim apo jo./ZËRI

Poll

MOS HUMB