Video

Egjipti inauguron Muzeun e Madh të Gizës me vlerë 1 miliardë dollarë

Kompleksi përfshin 24 mijë metra katrorë hapësira ekspozimi të përhershëm, një muze të dedikuar për fëmijët, si dhe 12 galeri kryesore që paraqesin historinë e Egjiptit nga prehistoria deri në periudhën romake.

f.g
Egjipti inauguron Muzeun e Madh të Gizës me vlerë 1 miliardë
Pamjet e muzeut

EGJIPT- Egjipti ka inauguruar sot Muzeun e Madh të Gizës, një projekt gjigant që synon të nderojë dhe ruajë trashëgiminë e pasur të antikitetit egjiptian.

Muzeu, me një kosto prej rreth 1 miliard dollarësh dhe një sipërfaqe prej 470 mijë metrash katrorë, pritet të jetë një nga qendrat më të rëndësishme kulturore në botë. Në të janë ekspozuar rreth 50 mijë artefakte, përfshirë statujën kolosale 80 tonëshe të Ramsesit II dhe një tjetër të faraonit Keops.

Kompleksi përfshin 24 mijë metra katrorë hapësira ekspozimi të përhershëm, një muze të dedikuar për fëmijët, si dhe 12 galeri kryesore që paraqesin historinë e Egjiptit nga prehistoria deri në periudhën romake.

Ky muze pritet të bëhet një simbol i krenarisë kombëtare dhe një pikë referimi për të gjithë vizitorët që duan të zbulojnë lavdinë e lashtë të qytetërimit egjiptian./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB