Video

Ekstradohet 'ushtari' i 'Pojës', lidhja me vrasjen e Miklovan Danajnt

Juxhin Drazhi, i njohur si pjesë e grupit kriminal të Elvis Doçit, alias “Visi i Pojës” është ekstraduar nga Spanja.

fjona ibrahimi
Ekstradohet 'ushtari' i 'Pojës', lidhja me vrasjen e
Foto ilustruese

SPANJË- Juxhin Drazhi, i njohur si pjesë e grupit kriminal të Elvis Doçit, alias “Visi i Pojës” është ekstraduar nga Spanja, pasi ishte shpallur në kërkim për trafikimin e lëndë narkotike në Norvegji dhe Belgjikë. Drazhi u vendos në pranga nga autoritetet spanjolle në Malaga më 8 gusht ku fshihej në një vilë luksoze dhe siguronte gjithçka përmes bashkëpunëtorëve.

Përpos drogës, dhe pjesë e një organizate kriminale, Juxhin Drazhi rezulton të jetë personi i fundit që takoi Miklovan Danajn, i cili u gjet i vdekur në bregdetin e Marbellës në Spanjë. Drazhi do të merret në pyetje edhe për zhdukjen e Danajt, por deri më tani nuk ka prova konkrete që e lidhin atë me zhdukjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB