Video

Pallat pa leje në Yzberisht/ Sino Llanaj sërish në pranga

Llanaj është ndaluar nga Policia në lidhje me rastin.

fjona ibrahimi
Pallat pa leje në Yzberisht/ Sino Llanaj sërish në pranga
Sino Llanaj

YZBERISHT- Një pallat në ndërtim pa leje në zonën e Yzberishtit në Tiranë është bllokuar nga IMT. Aksioni, i mbështetur nga Policia Bashkiake, erdhi pasi në pallatin e biznesmenit Sino Llanaj janë konstatuar 4 mijë metra katror pa leje në pronë publike. Llanaj është ndaluar nga Policia në lidhje me rastin. Biznesmeni ka qenë protagonist në disa incidente, ku figuron edhe ndërtuesi i një kompleksi në zonën e ish-parkut të Autobusëve bashkë me Albert Allmuçën, por konflikti mes tyre ka lënë në qiell të hapur 120 familje.

Ai është i denoncuar në disa raste në Polici, për shkak të problemeve që ka pasur me pallatet dhe apartamentet që ka nxjerrë në shitje. Familjet që kanë blerë apartamentet kanë protestuar para ministrisë së Drejtësisë, pasi nuk kanë mundur që të futen në banesa prej më shumë se 10 vitesh./ZËRI

Poll

MOS HUMB