Video

Kombëtarja niset drejt stadiumit, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie

Autobuzi i Kombëtares është shoqëruar nga forca të shumta policie dhe automjete të blinduara përgjatë gjithë rrugës.

l.k
Kombëtarja niset drejt stadiumit, shoqërohet nën masa të
Kombëtarja shqiptare

SERBI- Skuadra kuqezi është nisur drejt stadiumit në Leskovac për përballjen me Serbinë. Autobuzi i Kombëtares është shoqëruar nga forca të shumta policie dhe automjete të blinduara përgjatë gjithë rrugës. Masat e sigurisë janë maksimale, pas tensioneve të ditëve të fundit dhe provokimeve të vazhdueshme nga tifozët vendas. Autoritetet serbe dhe UEFA kanë vendosur të monitorojnë nga afër çdo lëvizje për të garantuar zhvillimin e qetë të ndeshjes.

Ndeshja Serbi–Shqipëri do të zhvillohet në orën 20:45, në stadium me një kapacitet prej vetëm 8,100 spektatorësh. Sektori për tifozët shqiptarë do të mungojë, pasi biletat nuk ishin në shitje të lirë. Organizatorët vendas dhe UEFA synojnë të shmangin përsëritjen e skandalit të tetorit 2014./ZËRI

Poll

MOS HUMB