Video

Atentatet ndaj familjes Brahimi, merret në pyetje një biznesmene

Atentati i një nate më parë kishte si shënjestër gruan e Roan Brahimit alias Sidorel Prendi që u vra në Greqi një vit më parë.

F.m
Atentatet ndaj familjes Brahimi, merret në pyetje një biznesmene
Foto ilustruese

TIRANË- Një biznesmene e identifikuar me inicialet A.M., po merret në pyetje nga grupi hetimor në lidhje me atentatin e një nate më parë. VNA raporton se marrja në pyetje po zhvillohet sot, por ende nuk dihet se çfarë e lidh biznesmenen në fjalë me familjen Brahimi. Atentati i një nate më parë kishte si shënjestër gruan e Roan Brahimit alias Sidorel Prendi që u vra në Greqi një vit më parë. Vetëm pak orë pasi i vranë të atin, Gjovalin Prendi, në Lezhë, autorët donin të ekzekutonin dhe bashkëshorten e tij, por kanë ngatërruar makinë me atë të familjes Demiraj duke qenë se targat dhe tipin e automjetit i kishin njësoj dhe ndryshonte vetëm një shkronjë. Për rrjedhojë u plagosën gabimisht 4 persona, mes tyre dy djemtë e biznemesnit Vesel Demiraj, një prej tyre 11 vjeç, që ndodhet në gjendje të rëndë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB