Video

Fama, jeta personale dhe problemet me drogën, kush ishte ylli i One Direction

Disa pamje po qarkullojnë në rrjetin social "X" dhe mendohet se janë shkrepur në dhomën e këngëtarit, ku gjithçka shihet e thyer, por këto nuk janë verifikuar zyrtarisht. Policia po heton nëse ishte vetëvrasje apo Payne u hodh nga dikush.

F.m
Fama, jeta personale dhe problemet me drogën, kush ishte ylli i One
Payne

TIRANË- Këngëtari i famshëm dhe ish-anëtari i grupit "One Direction" ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, pasi ra nga ballkoni i hotelit në Buenos Aires në Argjentinë. Lidhur me ngjarjen, Policia argjentinase thanë se ata morën një telefonatë nga stafi i hotelit se një nga klientët duket se është në gjendje të dehur ose të droguar, dhe po shkaktonte dëme në dhomën e tij të hotelit. Disa minuta pasi Policia mbërriti në vendngjarje, Payne ra nga ballkoni i dhomës së tij dhe për shkak të dëmtimeve ndërron jetë. Disa pamje po qarkullojnë në rrjetin social "X" dhe mendohet se janë shkrepur në dhomën e këngëtarit, ku gjithçka shihet e thyer, por këto nuk janë verifikuar zyrtarisht. Policia po heton nëse ishte vetëvrasje apo Payne u hodh nga dikush.
Liam Payne u shfaq për herë të parë për publikun në moshën 14-vjeçare ku mori pjesë në X Factor 2008 me këngën “Fly Me to the Moon” nga Frank Sinatra, por nuk u pranua për shkak të dialektit të tij. Kjo nuk e bëri atë të hiqte dorë nga ëndrra e tij, pasi sërish në vitin 2010, kur ishte vetëm 16-vjeç, mori pjesë në X Factor, ku dhe u bë pjesë e grupit të famshëm One Direction. Këtu nis dhe fama për të dhe anëtarët e tjerë të grupit. Banda theu rekorde botërore dhe shpejt u kthye në një nga grupet më të dashur në botë. 1D përfshinte 5 anëtarë Harry Styles, Louis Tomlinson, Niall Horan dhe Zayn Malik. Por në vitin 2015, kur Malik braktisi grupin dhe në vitin 2016, 1D lajmëroi se ata do të pezullonin aktivitetet e tyre, për një kohë të pacaktuar. One Direction mbetet një nga grupet që ka shitur më shumë kopje të albumeve të të gjitha kohërave.
Deri më tani, fansat në botë kanë pritur bashkimin e grupit, por pas kësaj tragjedie, kjo nuk do të ndodhë kurrë…
Asnjë nga anëtarët e mëparshëm të grupit nuk kanë komentuar vdekjen e Liam.
Fama ndikoi rëndë në jetën e tij personale. Liam deklaronte se pinte shpesh alkool dhe lëndë narkotike para se të dilte në skenë në përpjekje për të menaxhuar stresin.
Payne publikoi albumin e tij debutues solo në vitin 2019 dhe në 2023-shin tha se ishte duke punuar në albumin e tij të dytë. Në mars të atij viti, ai publikoi këngën "Teardrops", një këngë që ai tha se ishte krijuar nga shumë lot.
Payne planifikoi të mbante një turne botëror nga ku do të niste prej Amerikës së Jugut në shtator 2023, por iu desh të shtynte datat sepse pësoi një infeksion në veshka, sëmundje nga e cila ai ka vuajtur që prej fëmijërisë.
Vdekja tragjike e Payne i ka lënë fansat dhe industrinë e muzikës të tronditur, me nderimet e të famshmëve që komentuan nga të gjitha anët e botës.
Homazhe për Payne janë mbajtur edhe jashtë hotelit në Buenos Aires. Fansat ndezën qirinj dhe kënduan këngën e One Direction "Infinity".
Payne ka lënë pas djalin e tij 7-vjeçar, Bear, të cilin e ka sjellë në jetë nga një marrëdhënie me Cheryl Ann Tweedy. E ndërsa industria e muzikës ka rënë në heshtje, pasi një yll u shua pa shkëlqyer ende…

Poll

MOS HUMB