TIRANË-Trupa gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese nuk e ka ende një vendim lidhur me ankimimin e kryeministrit Edi Rama për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Mësohet se në mbledhjen e zhvilluar këtë të martë, trupi gjykues ka kërkuar me shumë kohë për të dalë me një vendim, për shkak të kompleksitetit të çështjes. Ndërkohë që gjatë ditës së nesërme është thirrur mbledhja e Këshillit të Mandateve, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit së ministres sw Infrastrukturës dhe Energjisë. Belinda Balluku u pezullua nga detyra si zv/kryeministre dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë më 20 nëntor, pas hetimeve për tenderin e Unazës së Madhe. Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar këtë vendim deri në shqyrtimin e plotë të çështjes.
/ZËRI