TIRANË-52-vjeçari Besim Sherifi, në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. Sherifi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet maqedonase, pasi akuzohet për vrasje të trefishtë, ndërkohë që detaje të tjera tregojnë se ai fshihej prej 10 vitesh në Tiranë. 52-vjeçari përdorte identitetin dhe dokumentet e një shtetasi kosovar, të cilat iu sekuestruan menjëherë pas arrestimit, pasi dyshohet se janë të falsifikuara. Arrestimi i tij u bë i mundur sot, pasi dy muaj më parë forcat Operacionale kishin marrë informacion në rrugë operative se një person i skeduar për vrasje fshihej në një apartament në zonën e Liqenit të Thatë. Pas kësaj, autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato maqedonase kanë konkluduar se bëhej fjalë për Besmir Sherifi, person në kërkim për vrasje të trefishtë në vitin 2007, në Maqedoni të Veriut.
/ZËRI