TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka shtyrë sërish sot seancën paraprake për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Shkak për këtë është bërë kërkesa e Veliajt për t’u njohur me materialet voluminoze të dosjes së tij që përllogariten në 60 mijë faqe. Seanca e radhës është caktuar në datën 12 Dhjetor, ku Gjykata do të duhet të vendosë nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim. Ndërkohë që gjatë seancës së sotme, ish-deputetja Klotilda Bushka, e cila është marrë e pandehur nën akuzën për pengim të drejtësisë, ka kërkuar pushimin e çështjes ndaj saj, me pretendimin se mungojnë elementët e veprës penale. Nëse kjo kërkesë nuk do të aprovohet, ish-kryetarja e Komisionit të Ligjeve ka dhënë kërkesën për gjykim të shkurtuar.
/ZËRI