Video

HARTA/ Jugorët divorcohen më shumë se sa Veriorët

Grafiku i përpunuar nga “Monitor” tregon se shkalla e divorceve është dukshëm më e lartë në jug dhe në qendrat urbane turistike, ndërsa Veriu mbetet më konservator.

F.m
HARTA/ Jugorët divorcohen më shumë se sa Veriorët
Foto Ilustruese

TIRANË- Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta nga Finiqi me rreth 26 divorce për çdo 1 000 banorë, deri në Hasi që mezi bëhen 3 divorce për 1 000 banorë. Mesatarja kombëtare rezultoi 11-12 divorce për 1000 banorë, teksa 28 bashki rezultuan mbi këtë mesatare. Grafiku i përpunuar nga “Monitor” tregon se shkalla e divorceve është dukshëm më e lartë në jug dhe në qendrat urbane turistike, ndërsa Veriu mbetet më konservator.

Të dhënat tregojnë se Bashkitë e Finiqit, Sarandës Delvinës, Korçës dhe Dropullit kanë shkallën më të lartë të divorcit për banorë. Në këto bashki rezultuan 22-25 divorce për 1000 banorë në kohën kur u zhvillua anketa. Divorcet e larta në këto bashki lidhen me flukset e larta migratore dhe paqëndrueshmërinë që krijojnë flukset sezonale të turizmit. Emigracioni i vjetër ku familjet kanë shumë vite të ndara kanë rritur probabilitetin e divorcit. Bashkitë e mëdha si Tirana kanë 17.6 divorce për 1000 banorë, Durrësi 15.8 dhe Fieri 15.5.

Poll

MOS HUMB