
TEHERAN - Një burrë iranian theu rekordin botëror të Guinness, duke mbajtur 88 lugë në vende të ndryshme në trupin e tij. Abolfazl Saber Mokhtari, 51 vjeç, theu rekordin e tij të mëparshëm prej 85 lugësh që qëndrojnë në trup, të cilin e vendosi në vitin 2021.
Mokhtari tha për Guinness World Records se ai vendosi të thyejë rekordin për lugët e vendosura mbi lëkurë, pasi gjatë gjithë jetës së tij kishte ngjitur sende në trup. "E vura re aksidentalisht këtë talent timin kur isha fëmijë," tha Mokhtari për GWR, pasi përpjekja e tij e parë për rekord u certifikua në janar 2022. Burri shprehet se pas shumë vitesh praktikë, më tej u prefeksionua.
Ai tha për Guinness se talenti i tij nuk ka të bëjë me mbajtjen në trup vetëm të lugëve. "Çdo gjë mund ta mbaj në lëkurë, çdo objekt. Çdo gjë që ka një sipërfaqe mund të ngjitet në trupin tim, si plastika, qelqi, frutat, guri, druri dhe madje edhe një njeri i rritur", deklaroi ai./ZËRI/