TIRANË- Kosova feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 shkurt të vitit 2008, në orën 15:39 u shpall Pavarësia në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë. Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, i cili sot ndodhet në Hagë. Ky 17 shkurt, i 18-i si shtet i pavarur, e gjen Kosovën, me sfidën e gjyqit në Hagë për 4 ish krerët e UÇK-së që luftuan për ta parë vendin të lirë. Ndaj, monumenti ikonik “Neëborn” që u ngrit ditën kur Kosova shpalli pavarësinë, këtë vit, mori një pamje krejt tjetër dhe u vesh me 500 emblema të UÇK-së. Ndërkohë që qytetarë dhe figura të larta shtetërore marshuan në mënyrë paqësore dhe mbushën sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. 18-vjetori i pavarësisë e gjen Kosovën si shtet të njohur nga rreth 117 vende të botës. Shumica e vendeve të unionit evropian e kanë njohur Kosovën, me përjashtim të: Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës.
/ZËRI