Video

SPAK kërkon 39 vite burg për drejtorët e '5 D' 

SPAK kërkoi dënimin me 39 vite burg për 7 të pandehur. Konkretisht SPAK, ka kërkuar 11 vite burg për ish-drejtorin e Bashkisë së Tiranës Redi Molla, 9 vite burg për ish-drejtorin Mariglen Qaton dhe 4 vite për Taulant Tushen.

zh.ll
SPAK kërkon 39 vite burg për drejtorët e '5 D' 
zyrtaret e bashkise tirane

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për një tjetër fraksion të Dosjes 5D dhe ka kërkuar dënimin e 7 zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës në kuadër të “Dosjes 5D” që u gjykua me procedurë të zakonshme. SPAK kërkoi dënimin me 39 vite burg për 7 të pandehur. Konkretisht SPAK, ka kërkuar 11 vite burg për ish-drejtorin e Bashkisë së Tiranës Redi Molla, 9 vite burg për ish-drejtorin Mariglen Qaton dhe 4 vite për Taulant Tushen. Për të pandehurit e tjerë, SPAK kërkoi 2 vite burg për Albano Jankun, nga 3 vite burg për Enton Punavijan dhe Julian Zanaj, 7 vite burg për Nestor Muhametllari. Krahas dënimit, SPAK kërkon që të pandehurit të mos ushtrojnë funksione publike për 5 vite. Ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës akuzohen se, duke drejtuar në hije kompaninë “5D Konstruksion”, kishin marrë disa tendera në shkelje të ligjit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB