Video

KQZ dërgon për verifikim 16 kandidatë për deputetë

Për verifikim është dërguar dhe emri i Dritan Tafhasajt, që kandidon në logon e “Lëvizja Bashkë”.

F.m
KQZ dërgon për verifikim 16 kandidatë për deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar për verifikim në Prokurorinë e Përgjithshme emrat e 16 kandidatëve për deputetë. Nga subjekti “Aleanca Demokracia e Re” janë dy emra, Gramos Ismailaj dhe Geront Sefo, nga subjekti “Aleanca Kombëtare Shqiptare” është Ndriçim Kamberaj, nga subjekti “Djathtas për Zhvillim” Arjel Rragami dhe nga subjekti “Koalicioni Euroatlantik”, Desard Muzhaqi.

Për verifikim është dërguar dhe emri i Dritan Tafhasajt, që kandidon në logon e “Lëvizja Bashkë”. Adela Qemali dhe Altin Muceku, të dy kandidatë për deputetë të propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Mundësia”, janë dërguar gjithashtu për verifikim. Nga subjekti “Nisma Shqipëria Bëhet” janë dërguar për verifikim katër emra, Entela Sula, Erjon Selmani, Euglen Gjini dhe Gazmir Memaj. Ndërsa nga listat e “Partisë Socialdemokrate”, KQZ ka kërkuar verifikim të thelluar për katër kandidatë: Florjan Tomçini, Klaudio Zotaj, Kreshnik Gjonaj dhe Lisman Pellumaj.

Poll

MOS HUMB