Video

Kreu i KESH, Erald Elezi merret i pandehur nga SPAK

Provat ndaj Elezit janë siguruar nga materialet e sekuestruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, i cili është gjithashtu nën hetim për këtë dosje, por ndodhet në burg që prej marsit 2024 pasi u arrestua me urdhër të SPAK me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

F.m
Kreu i KESH, Erald Elezi merret i pandehur nga SPAK
Administratori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi

TIRANË- Administratori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi është marrë i pandehur nga SPAK. Elezi akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, të njëjtat akuza që rëndojnë edhe mbi kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli. Provat ndaj Elezit janë siguruar nga materialet e sekuestruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, i cili është gjithashtu nën hetim për këtë dosje, por ndodhet në burg që prej marsit 2024 pasi u arrestua me urdhër të SPAK me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Në kohën e kryerjes së veprës penale, si Gjyli edhe Elezi ishin pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), në varësi të Evis Berberit. SPAK ka nisur një hetim pasuror ndaj 25 të dyshuarve, mes të cilëve 22 individë e 3 kompanive dhe u ka komunikuar akuzat disa biznesmenëve, anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe disa zyrtarëve. Mes fondeve dhe tenderave të abuzuar janë edhe ato të eficensës së energjisë elektrike, të subvencionuara nga BE. Hetimet janë në zhvillim dhe përfshijnë një tjetër fraksion që lidhet me zyrtarë të lartë.

Poll

MOS HUMB